Franco Foda ka bërë zgjedhjet e fundit para ndeshjes ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.
Nga lista zyrtare e 23 lojtarëve për duelin në Debrecen kanë mbetur jashtë Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu. Të tre janë pjesë e grupit të grumbulluar, por nuk do të jenë të gatshëm për këtë përballje.
Vendimi më befasues është ai për Zabërgjën, i cili kishte startuar në dy ndeshjet e para ndaj Irlandës dhe Austrisë.
Kosova ka tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa ndaj Izraelit synon fitoren e dytë në Grupin B3. Foda e ka vlerësuar kundërshtarin si ekip me lojtarë teknikë dhe të shpejtë, duke kërkuar nga “Dardanët” agresivitet maksimal në fushë.
/GazetaBlic Sport/


