Sporti

Florian Wirtz e dëshiron me çdo kusht transferimin tek Bayern Munich

05/09/2025 20:50
nga:Mergim Rreci

Ylli i madh i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, është shumë pranë një transferimi te Bayern Munich, raportoi gazetari Christian Falk.

Reprezentuesi gjerman ka arritur një marrëveshje me bavarezët, transmeton GazetaBlic Sport.

Bayern po ofron 100 milionë euro këtë verë, por Wirtz është i gatshëm të presë deri vitin tjetër nëse klubi nuk e lejon largimin e tij tani. Kontrata e tij me “aspirinët” është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Wirtz është i vendosur të zbarkojë në ‘Allianz Arena’ dhe do të refuzojë çdo ofertë tjetër, me Real Madridin dhe Manchester Cityn që thuhet se janë të interesuar.

/GazetaBlic Sport/