Sporti

Florentino Perez, shembull i suksesit | 34 tituj të fituar në epokën e tij

05/05/2024 12:45
nga:Lorik J

Florentino Perez riafirmoi statusin e tij legjendar si president i Real Madridit teksa ‘Mbretërit’ fituan titullin e tyre të 36-të të La Ligës.

Ky titull është i shtati në krye të klubit dhe trofetë e Real Madridit në basketboll dhe futboll janë gjithsej 61. Prej tyre, 34 janë me klubin e futbollit Real Madrid nën epokën e Perez.

Në këtë mënyrë, Florentino Perez ka kaluar një tjetër president legjendar të Realit, pikërisht Santiago Bernabeu, i cili ka 33 dhe me emrin e të cilit është emëruar edhe stadiumi i skuadrës.

Florentino ka, përveç shtatë titujve spanjollë, tre Copa del Rey, gjashtë Liga të Kampionëve, shtatë Superkupa Spanjolle, pesë Kupa të Botës për Klube, pesë Superkupa UEFA dhe një Kupë Ndërkontinentale.

/GazetaBlic Sport