Kandidati i LDK-së për kryetarë të Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë në një tubim në një lagje të Prishtinës, raporton Gazeta Blic.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka dhënë detaje për “Gazeta Blic” se si ndodhi ngjarja.
“Gjatë një takimi me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në oborrin e shkollës ‘Zenel Hajdini’ u sulmuam me vezë nga një grup i të rinjëve, të cilët gjithashtu brohorisnin Vetëvendosje. Nuk ka vend për panikë, Përparimi po vjen për Prishtinën!” tha Halimi për “Gazeta Blic”
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, sulmohet me vezë


