Lajme

Flet edhe vëllai i Donjeta Pajazitajt: Do hiqnim dorë nga ndjekja penale e Naserit, nëse do të tregonte më kë e kreu vrasjen

05/27/2021 14:39
nga:Gazeta Blic

Vrasësi i Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj u dënua sot me burgim të përjetshëm në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Pas këtij vendimi ka folur vëllai i të ndjerës, Shkëlqim Pajazitaj i cili tha se drejtësia vendosi në mënyrë të drejtë. Mes tjerash, ai deklaroi se familja ka qenë në gjendje të heqë dorë nga ndjekja penale ndaj Naserit nëse do ta kishin kuptuar se me kë e kreu vrasjen ai.

“Vendimin e kemi pritur. Drejtësia vendosi në mënyrë të drejtë edhe pse s’është zbuluar asnjë arsye ose bashkëpunëtor kush ka qenë me të. E dimë në çfarë gjendje ka qenë Naseri. Ndoshta ka njerëz të tjerë që kanë qenë me të, sikur ai që ka hy brenda tek ne gjashtë javë e ne nuk kemi ditë asgjë”.

“Nuk kemi asnjë person në të cilin dyshojmë por vet gjendja e tij tregon që ai nuk ka qenë në gjendje. Motivin ta kishim ditë për çfarë e ka bërë sepse kemi pas hyrje dalje me të, Donjeta ka qenë shoqe e ngushtë me vajzën e tij, nuk e dimë pse e ka shty me e bo këtë vepër”, tha ai

Nëna e Donjeta Pajazitaj flet pasi u dënua Naser Pajazitaj, e përmend edhe kryeplakun e fshatit