Lajme

Fjalët e fundit të Astrit Ademajt, në rrjete sociale

09/09/2021 09:12
nga:Gazeta Blic

Dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës janë vrarë mbrëmë në Pejë. Viktimat janë Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj.

Kandidati për Kryetar të Pejës nga radhët e PDK’së, Astrit Ademaj, është vrarë mbrëmë në afërsi të Shkollës Ekonomike në këtë qytet.

Pak para vrasjes, ai kishte bërë edhe një postim në Facebook. Përmes një video në këtë rrjet social, ai kishte prezantuar një prej kandidatëve për asamble.

“PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin…”, kishte thënë ai në këtë video.

Këto ishin fjalët e fundit të Blerand Kadrijajt, në rrjete sociale