Lajme

Fitorja e Sibel Halimit në Ferizaj dhe Ekrem Hysenit në Podujevë, potencialisht befasia më e këndshme e zgjedhjeve

08/19/2021 21:04
nga:M K

Lutfi Haziri beson se kolegët e tij në LDK, Sibel Halimi, një nga tri kandidatet gra të partisë dhe Ekrem Hyseni në Podujevë, mund të shkaktojnë befasinë më të këndshme të këtyre zgjedhjeve.

Këto deklarime, kreu i Gjilanit i bëri gjatë analizave për secilën komunë veç e veç për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit, përcjell GazetaBlic.

“Unë mendoj se kemi ndryshuar shumëçka. Kemi kandidatura të mira.

Psh, me Sibel Halimin n Ferizaj, e qe besa edhe me Ekremin (Hysenin) në Podujevë, do të shkaktonim befasinë më të këndshme, jo që do të ndryshonte diçka rrënjësisht, por do të ishte befasi e këndshme”, tha ndër të tjera Haziri në Debat Plus.

/GazetaBlic/