Jurgen Klopp arriti të futet në historinë e Liverpool FC me fitoren e tij të 50-të në kompeticionet evropiane si trajner i Reds të enjten mbrëma.
Të drejtuarit e Jurgen Klopp triumfuan ndaj LASK Linz me rezultat 1 me 3, transmeton GazetaBlic Sport.
Darwin Nunez, Luis Diaz dhe zëvendësuesi Mohamed Salah shënuan golat për të arritur një fitore me përmbysje.
Klopp u bër trajneri i parë në historinë e Liverpool që arrin shifrën e 50 fitoreve në Evropë. Me fitoren e së enjtes mbrëma, gjermani ka kaluar rekordin e Rafa Benitez, i cili me Liverpool kishte arritur gjithsej 49 fitore në garat evropiane.
/GazetaBlic Sport/


