Sporti

Fitoi titullin kampion me Napolin, Spalletti pritet të largohet pas përfundimit të sezonit!

05/22/2023 13:55
nga:Lorik J

Corriere dello Sport raporton se Napoli do të konfirmojë zyrtarisht largimin e trajnerit Luciano Spalletti pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Sampdorias.

Trajneri 64-vjeçar italian bëri të pamundurën në këtë sezon, pasi shpalli Napolin kampion pas 33 vitesh, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Napolit e konfirmoi praktikisht vendimin e tij për t’u larguar kur foli pas fitores 3-1 ndaj Interit, duke thënë: “Nëse nuk jeni të bindur se mund të jepni gjithçka që meritojnë këta njerëz, është e drejtë ta mendoni mirë. Ju e mendoni mirë, arrini në një përfundim dhe më pas qëndroni me të.”

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Napoli do të njoftojë zyrtarisht largimin e Spallettit pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Sampdorias më 4 qershor.

/GazetaBlic Sport