Sporti

Fitim Susuri: Promovimi në Superligë i FC Suharekës është arritje historike – qëndrimi im varet nga bisedimet me Prishtinën

05/06/2024 16:26
nga:Lorik J

FC Suhareka ka arritur objektivin e madh duke siguruar promovimin në Superligën e Kosovës.

Skuadra e udhëhequr nga Arsim Thaqi ka siguruar vendin e parë në grupin A të Ligës së Parë të Kosovës me 53 pikë të grumbulluara aktualisht pas 25 xhirove të luajtura.

Lojtari i Suharekës Fitim Susuri në intervistë për ‘GazetaBlic Sport‘ u shpreh i lumtur me arritjen e klubit dhe protagonizmit të tij që skuadra të arrinte objektivin e saj.

Në ekip kemi pasur shumë cilësi që nga fillimi, por ka pasur nevojë për kohë për të komponuar ekipin. Por, komponimi i shpejt i ekipit ka ndikuar në formën time dhe në fund të gjithë jemi të lumtur me titullin kampion.

Vetë dalja në Superligë është historike dhe do të ketë shumë për të thënë në historinë e klubit. Pastaj, kur je një ndër protagonistët kryesorë, atëherë kjo të bën të ndihesh edhe më mirë. Ndihem i vlerësuar te Suhareka dhe besoj se do të jetë një ekip shumë i fortë në Superligë.

Sa i përket qëndrimit tim, ai varet nga si zhvillohen gjërat me FC Prishtinën, pasi jam i huazuar. Unë dhe menaxheri im në fund të sezonit do të ulen dhe do ti shqyrtojmë të gjitha… Por kam dëshirë të qëndroj këtu. Kanë ardhur oferta nga disa klube, por do të shohim rrjedhën e mëtejme.

Trajnerët janë gjithmonë ata që të shtyjnë përpara duke na besuar. Me Granit Begollin kam punuar gjatë dhe të gjithë e dijnë performancën time me të. Ka pasur ndikim në rritjen time si lojtar dhe e falenderoj publikisht, dhe do ta bëj gjithmonë. Arsimit Thaqi është gjithashtu njëri që ka nxjerrë më të mirën nga unë, kjo është diçka që shihet dhe e falenderoj shumë, si dhe gjithë stabin teknik dhe të gjithë rreth klubit“, tha Susuri për GazetaBlic Sport.