Sporti

Ishte i jashtëzakonshëm në parket, Artan Mehmeti komenton Final8 e Kupës: Këto janë skuadrat favorite

02/08/2022 10:10
nga:Mergim Rreci

‘Final 8’ Kupa e Kosovës për nder të Agim Llukës, pritet të një spektakël i madh i basketbollit.

Tetë skuadrat e elitës do të garojnë për trofeun e çmuar të basketbollit kosovar.

Ndeshja e parë në konkurrencën e meshkujve është ajo mes Trepçës dhe Rahovecit, përballje kjo që do të luhet nesër nga ora 17:00, kurse do të vazhdojë më pas me ndeshjet e tjera jashtëzakonisht interesante.

Ish basketbollisti i madh kosovar, Artan Mehmeti ka komentuar këtë organizim, në një prononcim të tij për ‘GazetaBlic Sport’.

Mehmeti tha se garat e Kupës së Kosovës kanë specifikën e tyre dhe janë të paparashikuara nga të gjithë.

“Tashmë edhe opinioni në shumicë e dijnë se garat për Kupën e Kosovës kanë specifikat e tyre dhe janë të paparashikuara nga të gjithë , një nga me kryesoret është që luhet nga një lojë me sistem eliminimi, andaj gjithmonë ka edhe befasi”, tha fillimisht Mehmeti.

Mehmeti vazhdoi duke thënë se ky organizim do të jetë një spektakël, me Yllin dhe Pejën që duken si dy skuadrat më favorite për ta fituar atë.

“Në Pejë ka me qenë spektakël ditët në vijim me shumë lojë cilësore. Favoritë janë të ekipet me formë të lartë në kampionat. Mendoj për mua një nuancë Ylli dhe Peja janë favoritë. Por edhe Trepca, Prishtina dhe Prizreni nuk do të rrijnë duarkryq”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/