Sporti

Firmino pritet të jetë lojtar i ri i Barcelonës

04/22/2023 09:03
nga:Mergim Rreci

Roberto Firmino do të jetë lojtar i Barcelonës sezonin e ardhshëm, raportoi këtë të premte gazeta britanike Daily Mail .

Sulmuesi përfundon kontratën me Reds në fund të sezonit dhe do të përforcojë liderin e La Ligës me ‘kosto zero’, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas tetë vitesh në shërbim të Liverpool-it, 31-vjeçari brazilian ka vendosur të shkojë në La Liga dhe do të luftojë me Robert Lewandowski për një vend në frontin e sulmit katalanas në 2023/2024.

Darwin Núñez dhe Cody Gakpo zunë vendin e Firminos në opsionet e Jurgen Klopp, pavarësisht se trajneri gjerman u përpoq të bindë ‘Bobbin’ për të rinovuar kontratën e tij.

Ai do të largohet nga Liverpool me shtatë tituj të fituar: një Premier League, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube, një Superkupë Evropiane, një Kupë FA, një Kupë të Ligës dhe një Superkupë angleze.