Lajme

Fillon seanca e Kuvendit ku diskutohet për Trustin

06/23/2022 10:37
nga:Q R

Ka filluar sot seanca e Kuvendit të Kosovës, e mbetur përgjysmë nga dita e djeshme, shkruan GazetaBlic.

Kjo meqë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e kishte ndërprerë vazhdimin e saj, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë.

“Nuk ka kuorum për vazhdimin e seancës, shihemi të enjten në ora 10:00”, tha dje Konjufca.