Sporti

Fillon ndeshja, Leo Messi shkruan histori në Kupën e Botës

06/17/2026 02:59
nga:Mergim Rreci

Ka filluar ndeshja mes Argjentinës dhe Algjerisë, një përballje që pritet me interes të madh nga tifozët e futbollit në mbarë botën.

Të dyja skuadrat kanë zbritur në fushë me objektiva të qarta, ndërsa vëmendja kryesore është te Lionel Messi, i cili e nis takimin nga minuta e parë për Argjentinën.

Gjithçka është gati për 90 minuta emocionuese, me ekipet që do të luftojnë për një rezultat pozitiv që në start.

Kujtojmë që Leo Messi u bë lojtari i parë në histori që luan së paku një ndeshje në gjashtë edicione radhazi të Kupës së Botës.

/GazetaBlic Sport/