Darwin Nunez është emri shumë i diskutuar në këtë fillim sezoni në Angli.
Forma e treguar nga ish-sulmuesi i Benficas nuk ishte e pritura, me uruguaianin që nuk ka i mbuluar pritshmëritë, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, kjo gjë nuk e shqetëson aspak Jurgen Klopp, i cili deklaroi se akoma i duhet kohë lojtarit të ambientohet me Premier League dhe se të gjithë duhet të jenë pak më të durueshëm.
“Duhet të jemi të durueshëm me Darwin Nunez, ai është ende duke u përshtatur. Është me të vërtetë e rëndësishme në situatën tonë që ai të mos shqetësohet dhe Darvini nuk duket sikur po shqetësohet. Lojtarët e rinj vijnë dhe ne duam që ata të shkëlqejnë menjëherë, por ne jemi të qetë”, ka deklaruar tekniku i “The Reds”.
/GazetaBlic Sport/


