Sporti

Prishtina 01 – Liqeni, përfundon pjesa e parë në finalen e futsallit

06/11/2023 20:42
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e futsallit.

Prishtina 01 dhe Liqeni po luajnë me rezultat të barabartë, në Palestrën e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati atje është 1 me 1, me vendasit nga kryeqyteti që kaluan të parët në avantazh, por që mysafirët nga Drenasi barazuan më pas shifrat.

Kujtojmë që skuadra që fiton këtë ndeshje do të shpallet edhe kampione.

/GazetaBlic Sport/