Sporti

Postim shqetësues nga Klitschko: Nëse kjo luftë në Ukrainë nuk ndalet, bota do të përballet me një tjetër katastrofë bërthamore

03/04/2022 08:24
nga:Mergim Rreci

Wladimir Klitschko ka ardhur me një reagim shqetësues për luftën në Ukrainë.

Ish-kampioni i botës në boks thotë se ushtria ruse po bombardon shumë afër termocentraleve bërthamore të Ukrainës, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të intervenojë dhe që të ndalet tentativa e Rusisë për të shkaktuar një luftë të madhe botërore.

“Nëse kjo luftë në Ukrainë nuk ndalet TANI, bota do të përballet me një tjetër Çernobil/Fukushima së bashku. Ukraina ka 4 termocentrale bërthamore dhe ushtria ruse po gjuan raketa dhe bombardon pikërisht pranë saj. Mos shikoni larg, Ndaloni pushtimin rus TANI!!”, shkruajti ai.

/GazetaBlic Sport/