Sporti

Përfundon pjesa e parë, Milani në avantazh ndaj Genoas pas 45 minutave të parë

04/15/2022 21:51
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Milan – Genoa.

Rezultati pas pjesës së parë është 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Leao shënoi golin e vetë pas 45 minutave në “San Siro”. Milani kishte edhe raste të tjera, por që nuk arriti të shënoi më shumë.

Në anën tjetër, Genoa u tregua shumë e rrezikshme në dy raste, me mysafirë që shumë lehtë kanë mundur ta barazojnë rezultatin.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/