Sporti

FFK zyrtarizon përzgjedhësin e ri të Kombëtares U19

05/16/2023 11:29
nga:Mergim Rreci

FFK e ka zyrtarizuar sot përzgjedhësin e Kombëtares U19.

Në këtë pozitë, FFK ka emëruar Adil Maliqin. I njëjti e pason trajnerin Ramiz Krasiniqi, i cili tash e tutje do ta mbajë pozitën e koordinatorit në U19.

Adil Maliqi i cili është lindur dhe rritur në Zvicër, ka të përfunduar akademinë e futbollit “Grasshopper Club Cyrih” dhe atë të “Fc Winterthur”.

Si futbollist, Maliqi ka qenë aktiv në Ligën e Parë të Zvicrës deri në vitin 2012.

Ai më pas ka drejtuar disa klube amatore në Zvicër dhe ka një përvojë 11-vjeçare si trajner.