Lajme

Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Do të bashkëpunojmë për zbardhjen e të gjitha fakteve

10/29/2026 14:26
nga:L J

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë në foltoren e Kuvendit të Kosovës lidhur me rastin e fundit të vrasjes së Arlinda Zekajt dhe kërkesat për dorëheqjen e saj.

Gërvalla ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me institucionet dhe të ofrojë përgjigjet e kërkuara për zbardhjen e të gjitha fakteve lidhur me rastin.

“Mbeshetet fuqishëm nga ana ime si koordinatore dhe nga zyra që e udhëheq. Absolutisht s’duhet të ketë dilemë, do të jem plotësisht se bashku me institucionet në disponimin tuaj, për të dhënë përgjigjjet e kërkuara dhe për të dëshmuar zbardhjen e të gjitha fakteve”, ka deklaruar Gërvalla.