Premier League vazhdon sot me ndeshjet e radhës.
Disa ndeshje interesante do të zhvillohet sot në nivelin elitar të futbollit anglez, shkruan GazetaBlic Sport.
Një super ndeshje pritet të jetë ajo mes Everton dhe Manchester United, takim ky që zhvillohet në ora 13:30.
Manchester United kërkon pikët e plota në garën për të siguruar një pozitë në Ligën e Kampionëve, kurse skuadra e Frank Lampard është e “detyruar” për fitore, në saje të pozitës aspak të favorshme që ka në tabelë.
Arsenali kërkon fitoren ndaj Brighton, kurse Chelsea pritet të ketë punë të vështirë ndaj Southamptonit të Armando Brojës, me sulmuesin shqiptar që nuk ka të drejtë loje në këtë takim.
Këto janë të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot.



