Lajme

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

10/23/2026 15:55
nga:Mergim Rreci

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Lirimin për ‘Sinjalin’ e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik R. Berisha.

Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci. Sipas dosjes së Prokurorisë, Gani Geci dyshohet se e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.