Lajme

Fadil Geci: Energjia e rinisë po forcon frymën e bashkimit në LDK

05/25/2026 22:32
nga:Genita C

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 42, Fadil Geci, ka deklaruar se rinia e LDK-së po i jep energji dhe gjallëri bashkimit politik të partisë, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi nga Parku i Qytetit në Prishtinë, ai tha se entuziazmi dhe zëri i të rinjve po dëshmojnë se “bashkimin s’ka kush e ndal”.

“Rinia e LDK-së po i jep gjallëri këtij bashkimi sot në Parkun e Qytetit. Energjia, entuziazmi dhe zëri i të rinjve po dëshmojnë se bashkimin s’ka kush e ndal! ✌️”, shkruan Geci.