Sporti

FC Vushtrria do të zhvillojë miqësore me FC Kosova Regensburg, festohen dy ngjarje të mëdha

04/19/2023 14:37
nga:Mergim Rreci

FC Vushtrria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën FC Kosova Regensburg.

Kjo gjë do të bëhet për nder të ditës së çlirimit të Vushtrrisë dhe 100 vjetorit të klubit, transmeton GazetaBlic Sport.

“Për nder të ditës së Çlirimit të Vushtrrisë dhe 100 vjetorit të FC Vushtria klubi ynë do zhvilloj ndeshjen miqësore me FC Kosova Regensburg!
Bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në stadiumin e tonë mirëpritum bashkëatdhetarin tonë, Shqiptar Gubetini i cili është president i FC Kosova Regensnuburg me të cilin klub do të zhvillojm lojë miqësore për nder të ditës së çlirimit të Vushtrris dhe 100 vjetorit të klubit. Bashkarisht me komunën do tê organizojm festë të madhe”, thuhet në njoftimin e klubit.