Sporti

Atmosferë e mrekullueshme, tifozët e Mallorcas motivojnë Muriqin me shokë para ndeshjes

05/07/2022 13:45
nga:Mergim Rreci

Mallorca e Vedat Muriqit luan sot ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në La Liga.

Skuadra e reprezentuesit kosovar do të përballet me Granadan, kundërshtar direkt në garën për mbijetesë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mallorca është në vendin e 16-të me 32 pikë, kurse mysafirët janë në pozitën e 18-të me 31 pikë, pra kanë vetëm një pikë dallim.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të jetë titullar në këtë takim dhe kjo ishte pritja e mrekullueshme nga tifozët para këtij takimi.