Lajme

Hekuran Murati: Përveç pagës së 13-të, dje u ekzekutuan edhe pagat me shtesën e rritur të përvojës së punës

04/01/2026 15:32
nga:Genita C

Hekuran Murati ka njoftuar se, përveç pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, janë ekzekutuar edhe pagat mujore me rritje të shtesës për përvojë pune, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, kjo shtesë është dyfishuar nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, duke sjellë rritje efektive të pagave. Rritja është aplikuar edhe retroaktivisht për muajt janar dhe shkurt.

Ai shtoi se gratë në pushim të lehonisë që mund të mos kenë marrë pagën e 13-të duhet të kontaktojnë institucionet ku punojnë, pasi ato janë përgjegjëse për përgatitjen dhe korrigjimin e listave të pagave.