Kombëtarja e Kosovës në hendboll është gati për një ndeshje shumë të rëndësishme sonte me Ukrainën.
Ndeshja Kosovë – Ukrainë zhvillohet me fillim nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.
Është ndeshje e xhiros së tretë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2026”. Synimi i Kombëtares sonë është i qartë – fitore për të rritur maksimalisht gjasat për kualifikim historik në Kampionatin Evropian.
Në grup me Kosovën është edhe Kombëtarja e Holandës, ndaj së cilës Kosova mori një pikë.
/GazetaBlic Sport/


