Lajme

Fetoshi: Nesër do të shënohet një datë e re e fillimit të procesit të dialogut

05/03/2022 22:04
nga:Q R

Profesori Arben Fetoshi ka folur për takimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fetoshi ka thënë se nesër do të shënohet një datë e re e fillimit të angazhimit gjerman për një rol të madh evropian.

“Unë jam i bindur që me Scholz nesër do të shënohet një datë e re e fillimit të angazhimit franko-gjerman për një rol të madh evropian ose atë që përpiqen në diplomaci që quhet zgjidhje evropiane”, tha ai.

Ai thotë se me kontekstin e ri të invazionit rus në Ukrainë, tani është momenti i fundit kur dialogu duhet të ketë epilog.

Sipas tij është parë një përkushtim më i madh i SHBA-së në procesin e dialogut dhe njohjes së ndërsjellët.

“Konteksti i ri që ka të bëjë me invazionin rus në Ukrainë mendojë që jemi në momentet e fundit kur dialogu duhet të ketë epilog. Unë jam i bindur që viti 2022 do të jetë viti i përpjekjes për të mbyllur këtë proces. Tani kemi një situatë të re, një angazhim të drejtpërdrejt ë fuqive kryesore vendimmarrës të botës nëpërmjet të dërguarve special, kemi një aktivizim të paralajmëruar të Macronit dhe e kemi parë që kohëve të fundit një përkushtim më të madh të SHBA-së për njohje”.

Fetoshi tha se “nesër nuk do të pritet ndonjë befasi mirëpo kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak se fuqia politike e Gjermanisë dhe e përfaqësimit të saj në Ballkanin Perëndimor përgjithësi është e jashtëzakonisht e madhe dhe në qofte se kemi parasysh përpjekjet e reja në kuadër të zhvillimeve të reja që po ndodhin në krejt Evropën”. /teve1.info/