Sporti

Festë e jashtëzakonshme në Napoli, pamje fantastike nga Italia

05/05/2023 08:36
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Napolit edhe zyrtarisht është kampion i Serie A, pas barazimit të marrë mbrëmë në udhëtim ndaj Udineses.

Napoli mori një barazim mbrëmë në udhëtim ndaj Udineses me rezultatin 1-1, me ç’rast iu mjaftoi për t’u shpallur kampion të Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Me të përfunduar ndeshja, tifozët e Napolit kanë dalur në rrugët e qytetit për të festuar titullin.

Më poshtë keni disa pamje nga festa e çmendur e tifozëve që pritën 33 vjet për të shijuar këto momente: