Lajme

Festa e Shkupit

01/29/2024 08:32
nga:Gazeta Blic

Shkruan: Shenoll Muharremi

Dje ishte moment i veçant për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Qeveria e re teknike u votua dje në Shkup me z. Talat Xhaferi si kryeministër i parë shqiptarë në historinë e re të Ballkanit.

Mediat nuk na njoftuan dhe nuk kuptuam shumë për programin e qeverisë dhe se cilat do të ishin reformat që kjo qeveri do i ndërmerr. Mesiguri ekziston programi qeveritar, por tek komuniteti ynë ajo nuk u përmend, me rëndësi ishte vetëm një gjë: Kryeminisri Shqipatar. Me gjasë, u tej eksaltuam me këtë rast.

Këto ditë kishim edhe një ngjarje tjetër me “Makinën e Parë Shqiptare” një moment tjetër eksaltimi edhe pse për atë makinë nuk u raportuar që edhe një pjesë më e vogël është prodhuar nga ne shqipet në Kosovë apo Ballkan.

Por festa u duk pak e vrazhët në Shkup. Skenat, nga ajo që u raportaur ishin të shekullit 19. Ndoshta një feste në kohën e Vilaetit të Kosovës në Perandorin Otomane do i kishte hije më shumë. Si duket ishim dehur nga krenaria Ballkanase.

Një ambient me burra duke kënduar këngë folklorike, ku tregoheshin muskujt. Si një person kishte luftuar dhe fituar 20 tjerë. Aty nuk kishte asnjë grua në tavolinë apo ekip. U thithke duhani sikur në kafet e natës në ndonjë provincë të ballkanit.

Në vend që të fokusohemi në programin e qeverisjes dhe vlerën e shtuar, aty mungonin vetëm kallashnikovët. Ku jemi nisur ashtu? A është ky programi për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian? Mesiguri se nuk kishte të bënhet asgjë me Europë ajo skenë.

Dje shqiptarët e Maqedonisë që morën kreun e qeverisë do të duhej të tregoheshin më të kujdesshëm dhe të bartnin mesazhe tjera. Fundja Maqedonia e Veriut ka një shumicë maqesonase të cilët mund të jenë befasuar me këngët e Keq Hyseni për të cilën bëra kërkime 1 orë por nga porosia në tekst nuk kishte asgjë për tu krenuar. “Qysh me i ndjek-o 20 vet ni njeri. More Keqo, more budall, çka ke lyp n’Gjakovë me ardhë”..

Ok, ne nuk e preferojmë si shoqëri me qenë kritik. Mesiguri narrativi im këtu nuk është shumë i pëlqyer, por ne nuk mundemi me vazhdu me këtë mendësi të shekullit 19 e që nuk dukej shumë Eurpoiane në esencë. Ndoshta mundemi më mirë. Me qenë më sensitiv dhe me paraqitë një paradigmë ku etnika nuk është faktori esencial për krenari por është mirëqenia dhe mundësitë e individit dhe qytetarëve.

Sidomos në një vend shumë etnik sensitiv, ne shqiptarët duhet të bëhemi shembulli i mirë i Ballkanit që e ndihmojnë tranzicionin nga politikat e mesjetës në politikat publike që nuk kanë shumë të bëjnë më këngë folklorike të ballkanit që kryesisht janë luftëra me njëri-tjetrin.