Sporti

Festa e golit të sulmuesit në Itali bën xhiron e internetit

09/25/2022 10:59
nga:L J

Jari Vandeputte ka shënuar dy gola në fitoren 3-0 të skuadrës së Catanzaro kundër Messina, në Serie C. Belgu tërhoqi vëmendjen me festën e golit të dytë.

Vandeputte nxitoi drejt një makine që ishte në hapësirën mes tribunës pas porte dhe fushës dhe e reklamoi.

Pamjet kanë bërë menjëherë xhiron e internetit, pasi është një nga festimet më të veçanta të para në fushat e futbollit.