Sporti

Festa e “çmendur” e futbollistit të Manchester Unitedit pas fitores ndaj Brighton

04/23/2023 22:05
nga:E K

Skuadra e Manchester Unitedit arriti fitore në gjysmëfinalen e madhe të FA Cup ndaj Brightonit, duke siguruar kështu finalen.

Në momentin kur Lindelof shënoi penalltinë vendimtare, sulmuesi holandez, Wout Weghorst filloi të vraponte në drejtim të tifozëve të Manchester Unitedit.

Ai me shpejtësi të madhe iu afrua tifozëve dhe festoi në mënyrë të “çmendur”.

“Djajtë e Kuq” në finalen e Wembleyt do të luajnë ndaj rivalëve të tyre lokal, Manchester Cityn. Finale kjo zhvillohet më datën 3 qershor.