Sporti

Ferran Torres i nënshtrohet një operimi urgjent, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit

05/15/2025 08:35
nga:Mergim Rreci

Ferran Torres duhej t’i nënshtrohej një operacioni për apendicit të mërkurën në mbrëmje.

Sulmuesi i Barcelonës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente pasi dhimbja filloi të shtohej gjatë ditës. Analizat mjekësore përcaktuan se ishte apendicit.

25-vjeçari, në parim, do të humbasë fundin e LaLigas , tre ndeshjet e mbetura kundër Espanyol, Villarreal dhe Athletic. Për më tepër, në skenarin më të keq, pjesëmarrja në Ligën e Kombeve, ku Spanja do të luajë gjysmëfinalet kundër Francës, është në rrezik. Ferran ka qenë konstant në grumbullimet e fundit të Luis de la Fuente.

Ajo që është e sigurt është se ai nuk do të jetë në derbin katalanas, ku pritej të jetë titullar, si në ndeshjet e fundit të Barcelonës për shkak të mungesës së Robert Lewandowski- t.

Prandaj, Flick do të duhet të marrë një rrezik me sulmuesin polak, i cili nuk dukej fizikisht i aftë në rikthimin e tij kundër Interit, ose të zgjedhë të vendosë Dani Olmon në sulm.

/GazetaBlic Sport/