Sporti

Feronikeli ‘godet’ në merkato, siguron shërbimet e Armend Halilit

07/28/2023 19:20
nga:Mergim Rreci

Feronikeli ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Gjilanit, Armend Halilit.

‘GazetaBlic Sport’ se klubi nga Drenasi ka arritur akordin me futbollistin, kurse janë disa detaje që kanë mbetur për t’u finalizuar.

Halili ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit deri më tash, duke qenë një pikë e fortë në mbrojtje.

Në edicionin 2023/2024, ai do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Xhengiz Rexhepi.