Lajme

Ferizajasi sulmon gruan, arrestohet

01/04/2022 21:52
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 13:00 një person me inicialet R.S. (51) në Ferizaj pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Siç thuhet në një komunikatë për media të policisë, bashkëshortja e personit të arrestuare si pasojë e dhunës fizike ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

“Afrimi i Ramës me Vuçiqin nuk është i shëndetshëm”