Sporti

Ferizaj shënon në fund të pjesës së parë ndaj Lirisë, skuadra e Arbnor Morinës në avantazh pas 45 minutave

11/26/2026 13:48
nga:Mergim Rreci

Ka ndryshuar rezultati në derbin mes Ferizajt dhe Lirisë së Prizrenit.

Skuadra vendase ka arritur të kalojë në epërsi 1-0 në fund të pjesës së parë, falë golit të shënuar nga Ardi Shala.

Ky është një moment i vështirë për Lirinë, e cila po luan me një futbollist më pak pas përjashtimit të Likajt me karton të kuq.

Ferizaj tashmë ka avantazhin e rezultatit dhe të numrit të lojtarëve, ndërsa prizrenasit do të kenë një detyrë të vështirë në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/