Lajme

Ferizaj me treg të ri e modern të kafshëve

09/10/2025 11:55
nga:Genita C

Agim Aliu, kryetar i Ferizajt që po kandidon edhe për një mandat ka bërë me dije se kjo komunë është bërë me treg të ri e modern të kafshëve.

Ky treg është funksionalizuar më 30 Gusht të këtij viti.

E plotë:

Ferizaj me Treg të ri e modern të kafshëve

Nga nesër funksionalizohet Tregu i Ri i Kafshëve🐄🐎një hapësire krejt e re, moderne e me kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për tregtimin e kafshëve🐏🐓si dhe hapësirën e veçantë për drithërat – model i tregjeve të këtij lloji në gjithë Kosovën.