Pak kohë pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku konfirmoi se kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është kandidat i kësaj partie për zgjedhjet lokale të këtij viti, GazetaBlic ka mësuar emrat e dy kandidatëve të tjerë.
Siç merr vesh GazetaBlic, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vjeshtës në këtë komunë do të garojë me Artan Krasniqin.
Në anën tjetër, gazeta mëson se PDK-ja kësaj radhe do t’i hyjë garës me Ferit Idrizin.
Burime të sigurta i kanë thënë GazetaBlic se shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi i tyre, në mënyrë që të bëhen gati për në fund të muajit Tetor, atëherë kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet lokale.
Të dy këta pritet të jenë konkurrentë të fortë të Tahirit, i cili në një prononcim për “Kanal10”, sot në mbrëmje tha se gëzon shanse reale që Vushtrrinë ta fitojë pa balotazh.
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/