Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United dhe analisti aktual për BT Sport, i vjen keq që Harry Kane shkoi te Bayern dhe jo te ‘Djajtë e Kuq’.
Sulmuesi ndërkombëtar anglez ka 21 gola dhe shtatë asistime në 16 ndeshje për bavarezët. Së fundmi, kundër Borussia Dortmundit, ai përfundoi hat-trickun e tij të tretë që prej qëndrimit në Gjermani, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte hat-triku i tij i tretë! Sa herë që shoh emrin e Harry Kane të shfaqet pranë topit të ndeshjes, me hat-trick, vjell”, ka theksuar ai duke folur në podcast-in e tij.
“Unë vazhdoj të mendoj: “Pse?”. Pse nuk ecëm përpara për ta transferuar atë?”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


