Sporti

Ferdinand: S’e kam parë këtë lojë moti nga Manchester City, mbresëlënëse se si luanin pa top

04/12/2023 10:50
nga:Lorik J

Manchester City mposhti Bayernin 3-0 në Etihad Stadium në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Komentatori ekspert i BT Sport, Rio Ferdinand, një legjendë e pensionuar e futbollit anglez, foli për performancën e Cityt.

“City kontrollonte ndeshjen, të cilën nuk e kam parë prej tyre në këtë fazë të turneut. Një paraqitje bindëse ndaj një kundërshtari shumë të mirë. Është mbresëlënëse sesi e kontrolloi lojën pa top”, tha Ferdinand.

Skuadra vendase e trajnerit Pep Guardiola kaloi në avantazh në minutën e 26-të me golin fantastik të spanjollit Rodrigo. City shkoi në pjesën e parë me një avantazh minimal, e më pas shënoi edhe dy gola të tjerë. Bernardo Silva shënoi me kokë në minutën e 70-të, ndërsa golin e tretë e shënoi Erling Haaland në minutën e 76-të.

Ky ishte goli i 11-të i norvegjezit në Champions League, të cilin ai e kryeson si golashënuesi më i mirë. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Mynih, kur ekipi gjerman me trajner Thomas Tuchel do të duhet të punojë shumë për të provuar mrekullinë.

/GazetaBlic Sport