Ish lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand nuk mund ta kuptojë se si ka mundësi që Casemiro të mos jetë titullar për Djajtë e Kuq.
Anglezi vuri në dyshim zgjedhjet e trajnerit Erik Ten Hag, pas disfatës kundër Manchester Cityt (6-3), përcjell GazetaBlic Sport.
“Casemiro fitoi pesë Liga të Kampionëve. Ai është një mesfushor defanziv fantastik nëse jo më i miri në botë dhe ai erdhi në Manchester United. Pyes veten se çfarë lloj ndikimi ka kjo tek ai. Ai duhet të jetë duke menduar: “Jam i lumtur që erdha në United, por ndihem i pa vlerësuar këtu, duke parë atë që kam bërë”, tha ish-qendërmbrojtësi, në kanalin YouTube Five.
Rio Ferdinand beson se mesfushori brazilian dhe Cristiano Ronaldo nuk duhet të jenë shumë të kënaqur në Europa League:
“Mendoj se do t’i shohim të dy titullarët, por është konteksti i lojës në fjalë. Ata do të luajnë në Europa League dhe kjo nuk është e mirë”, përfundoi anglezi.
/GazetaBlic Sport/


