Sporti

Ferdinand: Manchester United ka bërë veç një transferim të duhur në 10 vitet e fundit

04/12/2022 09:56
nga:L J

Rio Ferdinand, ish futbollisti anglez, kritikoi ish-klubin e tij në një emision në kanalin e tij në YouTube.

Ai beson se është e nevojshme të zhvillohet kultura e duhur brenda klubit për të qenë të suksesshëm në fushë. Ai është i mendimit se rezultatet e dobëta të United rrjedhin nga një politikë e dobët e transferimeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai beson se Bruno Fernandes është lojtari i vetëm që ka ardhur në klubin e Manchesterit në dekadën e fundit dhe më pas ka bërë përparim.

“A i shikoni lojtarët që kanë ardhur në United gjatë tetë apo dhjetë viteve të fundit, të cilët në fakt janë përmirësuar dhe vlera e të cilëve është rritur?” pyeti Ferdinandi.

“Ju mund të blini tre ose katër lojtarë në një merkato transferimi. Por nëse ata vazhdojnë të punojnë në të njëjtën mënyrë, cilësia do të bie. Kjo duhet të ndryshojë,” beson Ferdinand.

/GazetaBlic Sport