Sporti

Ferdinand: Ky lojtar i Manchester Cityt është lojtari i ri më i mirë në botë momentalisht

05/04/2021 23:31
nga:Lorik J

Ish lojtari i njohur, Rio Ferdinand ka theksuar se mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden është lojtari i ri më i mirë në botë.

“Në formë aktualisht, unë do të thoja Phil Foden është lojtari i ri më i mirë në botë tani”, tha Ferdinand për BT Sports pas ndeshjes Manchester City – PSG, shkruan GazetaBlic Sport.

Vlen të potencohet se Manchester City ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar sot ndaj PSG’së me rezultatin 2-0 ndaj PSG’së, për të siguruar kështu një vend në finalen e madhe të Championsit.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Phil Foden, i cili nuk realizoi, por kishte paraqitje mjaft të mirë dhe ndihmoi skuadrën për të arritur objektivin.

/GazetaBlic Sport