Lajme

Ferat Shala: Qeveria na mashtroi me subvencione

12/26/2023 17:31
nga:G C

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se çështja e energjisë elektrike duhet të trajtohet me prioritet.

Shala në një prononcim për GazetaBlic akuzon Qeverinë Kurti për mashtrim me subvencione, teksa thotë se ka ndikim në rritjen e çmimit për energjinë elektrike.

“Energjia elektrike hyn në produktetet esenciale dhe si e tillë do të duhej të trajtohej me prioritet.Ne vitin e kaluar kemi ngritur çmimet në nivel, por Qeveria na mashtroi duke subvencionuar një pjesë saj e tash qytetarët po e shohin direkt rritjen e çmimit të faturës së energjisë”, tha Shala.

Shala thotë se PDK-ja ka paralajmëruar se këto ngritje çmimesh do të jenë të papërballueshme për qytetarët e Kosovës, por paralajmërimi i tyre nuk është marrë parasysh.

“Ne kemi bërë çdo gjë që të paralajmërojmë se këto ngritje çmimesh janë të papërballueshme për konsumatorët tanë, por tash në këtë fazë dimri po vërehet rritja e lartë e çmimeve dhe këtë po e bartë direkt qytetari në supet e veta”, tha Shala për GazetaBlic.

Faturat e energjisë elektrike, Rukiqi: Efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan and Co

ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa për faturat e këtij muaji

KESCO: Tarifat e energjisë elektrike nuk janë rritur, shumë konsumatorë po ngrohen me rrymë!