Lajme

ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa për faturat e këtij muaji

12/26/2023 15:59
nga:G C

Zyra e Rregullatorit për Energji u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kontaktojnë furnizuesin (KESCO) në qoftë se kanë shqetësim në faturat e tyre.

ZRRE-ja, ka thënë që për momentin nuk kanë pranuar ankesa të konsumatorëve për faturimin e këtij muaji.

“ZRRE-ja, inkurajon të gjithë konsumatorët që ta kontaktojnë furnizuesin (KESCO), në qoftë se kanë shqetësime apo vërejnë parregullsi ne faturat e tyre. ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Klan Kosovën.

“Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa të konsumatorëve për faturimin e këtij muaji”.