Lajme

“Ferat Shala më tha s’të lë me folë, Zybës i thashë ulu”- Kusari-Lila flet për incidentin që ndodhi sot në Kuvend

05/02/2024 21:46
nga:Y I

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në lidhje me incidentin që ka ndodhur sot në Kuvend.

Sot, derisa Mimoza Kusari Lila iu dha fjala për të folur në Kuvend për raportine DASh, deputeti i PDK-së Ferat Shala ia bllokoi foltoren.

Aty pastaj shkoi edhe deputeti Salih Zyba.

Kjo ngjalli reagimin e kryesues së seancës Saranda Bogujevci, e cila në në moment kërkoi nga sigurimi që të largojë dy deputetët.

Për këtë, Kusari-Lila, the se Ferat Shala i kishte thënë se “askush nuk do të flet nëse nuk flet ai”.

“Unë i kam kërku Salihut me u ulë. Sjellja e deputetit Shala nuk është situatë që duhet me u përsërit në Kuvend. Tha nuk ka me fol kërkush nëse nuk foli unë”.

“Saranda ka pasur të drejtë për një arsyeje sepse sa herë e drejton seancën ka zëra nga disa burra që ia kontestojnë drejtimin e seancës”, ka thënë Kusari-Lila në T7.