Lajme

Fëmijët ukrainas merren nga zonat e luftës dhe birësohen në Rusi

10/27/2022 13:56
nga:Y I

Mes largimit të vazhdueshëm të njerëzve nga rajoni Kherson i shkatërruar nga lufta, zyrtarët rusë kanë pranuar se fëmijët po merren nga zonat e betejës për t’u birësuar në Rusi.

Në përditësimin e tij të fundit mbi situatën, Instituti i SHBA për Luftën thotë se konfirmimi ka ardhur nga media ruse duke cituar zyrtarë të lartë shtetërorë.

Raportohet se 31 fëmijë janë transportuar nga qyteti i shkatërruar i Mariopolit për t’u bërë gati për birësim nga familjet ruse.

Instituti thotë se adoptime të tilla ka të ngjarë të jenë një shkelje e Konventës së OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.

Raportohet se Personeli ushtarak rus ka deportuar ilegalisht më shumë se një çerek milion fëmijë ukrainas.

Ata dërgohen në Rusi dhe në Krimenë e pushtuar përkohësisht.

Pastaj autoritetet ruse i japin fëmijët për birësim. Deri më 20 tetor, 96 fëmijë janë kthyer në Ukrainë.

/Euronews Albania/