Lajme

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat proteston nesër

04/30/2023 22:05
nga:G C

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat gjatë ditës së nesërme pritet që të protestojnë.

Kjo protestë organizohet pasi që të njëjtit po kërkojnë rritje të pagave në sektorin e tyre.

Një protestë e ngjashme ishte paralajmëruar edhe në muajin nëntor, por që ishte vendosur që Qeverisë t’i jepet afat deri në realizimin e kërkesave.

Protesta mbahet pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Protesta pritet të nis nga ora 11:00 dhe do të mbahet në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’.