Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke shprehur mirënjohjen e thellë për trajnerin në largim Didier Deschamps pas vendit të katërt të Francës në Kupën e Botës 2026.
“FFF shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e saj të thellë për trajnerin e ekipit kombëtar Didier Deschamps për punën e tij të jashtëzakonshme në krye që nga viti 2012,” thuhet në deklaratë.
“Brenda pak ditësh, Didier Deschamps do të japë dorëheqjen, duke përfunduar një çerek shekulli përkushtimi të jashtëzakonshëm ndaj Les Bleus dhe futbollit francez. Karriera e tij do të lërë një gjurmë të pashlyeshme në historinë si të federatës ashtu edhe të kombit.”
Nën drejtimin e tij 14-vjeçar, ekipi fitoi Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021 dhe arriti në disa finale të mëdha, duke siguruar 120 fitore në 185 ndeshje.
“Kapiteni i skuadrës që fitoi Kupën e Botës 1998 dhe Euro 2000, dhe më pas trajneri që pushtoi botën 20 vjet më vonë, Didier Deschamps zë një vend unik në historinë e futbollit francez. Pak veta i kanë dhënë kaq shumë fanellës franceze si lojtar dhe si trajner”, shtoi federata, duke përfunduar:
“Faleminderit, Didier!”
/GazetaBlic Sport


