Sporti

Federata e Futbollit të Ukrainës i reagon ashpër UEFA: Ne nuk luajmë ndaj ekipeve ruse, i lusim edhe federatat tjera të veprojnë si ne

09/27/2023 12:43
nga:L J

Ukraina ka njoftuar se nuk do të luajë në turnetë me ekipe ruse pasi UEFA njoftoi planet për të kthyer ekipet ruse deri në U-17 në garat evropiane.

Në një deklaratë të lëshuar, Federata e Futbollit e Ukrainës (UAF) i bëri thirrje UEFA-s të rishqyrtojë vendimin e saj dhe u kërkoi vendeve të tjera të mos luajnë kundër ekipeve ruse.

UEFA ka vendosur që pas fillimit të luftës në Ukrainë, të gjitha ekipet ruse, kombëtare apo klube, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e saj.

Dje, organi drejtues i futbollit evropian njoftoi se “fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprime që janë përgjegjësi vetëm e të rriturve” dhe se ekipet ruse U-17 do të ripranohen në garat e UEFA-s “gjatë këtij sezoni”.

“UAF dënon ashpër vendimin e UEFA-s për rikthimin e ekipeve U-17 nga Federata Ruse në garat ndërkombëtare. UAF konfirmon se ne nuk do të marrim pjesë në asnjë garë me pjesëmarrjen e ekipeve ruse dhe u bëjmë thirrje shoqatave të tjera anëtare të UEFA-s që të bojkotojnë çdo ndeshje me pjesëmarrjen e skuadrave nga Federata Ruse”, thuhet në njoftimin për shtyp të Federatës Ukrainase.

/GazetaBlic Sport